Ministri i Mbrojtës për nder të 14-vjetorit të pavarësisë, u dërgon dhurata fëmijëve të SOS fshatit

19:21 | 16 Shkurt 2022
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për nder të 14-vjetorit të pavarësisë së vendit, ka vizituar fëmijët e SOS fshatit, të cilëve u ka dërguar edhe dhurata.

Mehaj është zotuar për mbështetje të plotë për stafin e këtij institucioni.

Njoftimi i plotë:

Me emocion të veçantë, sot, për nder të pervjetorit të 14-të të Pavarsisë së Republikës së Kosovës, bashkë me ushtarakë e ushtarake tona, kam vizituar femijët e SOS Fshatit.
Me këtë rast, udhëheqjes dhe stafit të SOS Fshatit iu zotova se do të kenë mbështetjen tonë të plotë, sikur edhe të gjithë qytetarët e Republikes së Kosovës, pa dallim.
Dhuratat tona për ta na i shkëmbyem me gëzimin e buzqeshjet e tyre, që ishin dhurata më e çmueshme për ne në prag të Ditës së Pavarësisë./arbresh.info/