7 të vdekur dhe 361raste të reja me COVID në Shqipëri

19:07 | 16 Shkurt 2022
A Z

Shtatë qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkaq nga dy mijë e 478 testime, 361 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qytetar nga Korça 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar një mijë e 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259 mijë e 65 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 6 mijë e 806 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.