Aksion i madh i policisë dhe prokurorisë, së shpejti konferencë për media

19:05 | 16 Shkurt 2022
A Z

Një operacion i madh është duke u realizuar në rajonin e Suharekës.

Pikërisht për këtë aksion policia dhe prokuroria kanë thirrur një konferencë për media e cila do të mbahet në ora 20:00 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

“Përmes kësaj shkrese u ftojmë të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore Prizren, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor. Operacioni është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore Prizren”, thuhet në njoftim./arbresh.info/