Kosova këtë vit shënon 14 vjetorin e pavarësisë së saj.
Në nder të kësaj, pak orë para shënimit të kësaj date të veçantë, tashmë është bërë publike edhe logoja e cila do përdoret për këtë përvjetor.

Kjo është agjenda për ditën e nesërme.
08:00 – 08:10 Ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës, me pjesëmarrjen e Presidentes, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe KOMFSK
Vendi: Oborri i ndërtesës së Qeverisë së Kosovës
Shënim: Flamuri ngritet nën intonimin e himnit shtetëror nga Bendi Frymor i Forcës së Sigurisë së Kosovës me nderim nga një tog i reduktuar i Togut Ceremonial të FSK-së.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri prononcohen shkurt para mediave.
09:10 – 09:30 Vendosja e kurorave në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri
Vendi: Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz
10:30 – 10:35 Vendosja e kurorës tek varri i ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, me pjesëmarrjen e Presidentes, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit
10:40 – 10:50 Vendosja e kurorës tek varri i veprimtari Adem Demaçi me pjesëmarrjen e Presidentes, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit
11:00 – 11:40 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
12:00 – 13:00 Parakalimi i kuadrateve të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës
Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti”
Shënim: Fjalime nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, më pas parakalimi.
14:00 – 15:00 Promovimi i librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s”
Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës
16:00 – 17:00 Pritja shtetërore për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sporteve
Shënim: Për shkak të masave anti-COVID, nga mediat do të jetë prezent vetëm transmetuesi publik. Pamjet nga pritja shtetërore mund të merren nga RTK.
17:00 – 18:00 Koncerti i Filharmonisë së Kosovës me vepra të kompozitorëve shqiptarë
Vendi: Salla e Kuqe, Pallati Rinisë dhe Sporteve
18:30 – 20:00 Program i përbashkët të Ansambleve Kombëtare të Valleve të Shqipërisë dhe Kosovës
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës
Shënim: Të gjitha ngjarjet e lartshënuara do të mbulohen nga transmetuesi publik, RTK, i cili do të ndajë sinjalin dhe pamjet me të gjitha mediat e interesuara.
Mediat që duan të marrin sinjalin nëpërmjet kablos, mund t’i drejtohen udhëheqësit teknik në RTK: Adnan Fejza, në numrin e telefonit: +383 48 140 100.
Kurse sinjali për parakalimin e FSK-së dhe fjalimet nga sheshi Zahir Pajaziti, do të jetë i disponueshëm në kanalin zyrtar të RTK-së në YouTube që do të ofrohet pa logo apo shenja tjera identifikuese./arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...