Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić.
“Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rëndësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona”, thuhet në telegramin e kryetarit Komšić.
Më tej, në telegram, Komšić thekson se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian. “Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në fund të telegramit të kryetarit Komšić.
Bashkëngjitur gjeni telegramin e urimit./arbresh.info/

Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman