Nëse keni plane për nesër, ky është moti që do të mbajë

16:42 | 16 Shkurt 2022
A Z

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit, nesër në mëngjes mundësi për mjegull/vransira të ulëta përgjatë ultësirave, ndërsa ditën mot i butë, me diell dhe vransira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 3C, e maksimalet lëvizin ndërmjet 10C e 14C, ditën e shtunë rriten edhe deri në 16C.

Njoftimi i plotë:

Mot stabil dhe i thatë në ditët e ardhshme. Të shtunën më ngrohtë e me diell, ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu.

16.02.2022 – Mot stabil dhe i thatë po paraqitet në ditët e ardhshme në vendin tonë, me më shumë diell ditën e premte dhe të shtunë. Të premten herë në mëngjes kalimi i një fronti të ftohtë edhe sjell vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura. Ditën e shtunë do të mbajë mot më i ngrohtë me temperatura maksimale edhe mbi 15C. Ditën e diel dhe të hënë më shumë vransira, me mundësi për riga lokale shiu pasditen e së dieles.

Cilësia e ajrit do të mbetet më shumë në vlera të dobëta, mirëpo me erërat që parashihen të enjten pasdite dhe herët në mëngjes ditën e premte, përkohësisht edhe përmirëson gjendjen me cilësinë e ajrit, ku indeksi mund të kaloj edhe vlera të pranueshme.

17.02 – Në mëngjes mundësi për mjegull/vransira të ulëta përgjatë ultësirave. Ditën mot i butë, me diell dhe vransira kalimtare.

18.02 – Herët në mëngjes vransira kalimtare. Ditën kryesisht me diell.

19.02 – Kryesisht me diell, e ditën më ngrohtë. Në mbrëmje vransirat fillojnë të shtrihen mbi vend.

20.02 – Kryesisht vransira. Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

21.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Temperaturat mbeten në vlera më të larta nga mesataret. Minimalet lëvizin ndërmjet 1 e 3C, e maksimalet lëvizin ndërmjet 10C e 14C, ditën e shtunë rriten edhe deri në 16C.

Erërat frynë të lehta dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale, e nga fillimi i javës së ardhshme në rënie./arbresh.info/