Vetura godet këmbësorin në Rahovec, merr lëndime të rënda trupore

23:30 | 15 Shkurt 2022
A Z

Një veturë rreth orës 18:00 ka goditur një këmbësor në rrugën Avdullah Bugari në komunën e Rahovecit.

Si pasojë e aksidentit, viktima që ishte duke kaluar rrugën ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në spitalin e Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur, për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot rreth ores 18:00, Stacioni policor është njoftuar se ne rrugën “Rrugen Avdullah Bugari-Rahovec, është një aksident trafiku te perfshira një automjet civil dhe një këmbësor me pasoja – me dëme dhe lëndime te renda .

Sipas tij, deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qene duke ngase automjetin e tije ne rrugë dhe kur arrin ne afërsi te furra e bukës “ERZA”N nga pa kujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave te rrugës godet me pjesën e parme te anës se majte këmbësorin i cili ne momentin kritik kishte qene duke kaluar rrugën, dhe si pasoje viktima merr lëndime te renda trupore frakturë ne dorën e djathtë, për shkak te lëndimeve viktima ndalet për shërim te mëtejshme ne repartin Ortopedik ne spitalin Rajonal ne Gjakove.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka autorizuar hetuesit e aksidenteve te bëjnë shikimin e vendit te ngjarjes, dhe rastit procedohet ne mënyrë te rregullt”, tha ai./arbresh.info/