Biden: Sulmi rus në Ukrainë është ende i mundur

22:04 | 15 Shkurt 2022
A Z

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se SHBA dhe aleatët e saj do të “vazhdojnë diplomacinë” me Rusinë, por paralajmëroi se pushtim i Ukrainës është ende shumë i mundshëm.

Në komentet e transmetuara në televizion kombëtar, ai tha se SHBA ishte gati t’i përgjigjej me vendosmëri një lëvizjeje të tillë.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke shkaktuar frikën e një pushtimi.

Ministri i mbrojtjes ka thënë se disa forca tani janë tërhequr. Zoti Biden paralajmëroi se kjo nuk ishte verifikuar.

“Ministri rus i mbrojtjes raportoi sot se disa njësi ushtarake po largohen nga pozicionet e tyre pranë Ukrainës”, tha zoti Biden.

“Kjo do të ishte mirë, por ne ende nuk e kemi verifikuar këtë. Nuk kemi verifikuar ende se njësitë ushtarake ruse po kthehen në bazat e tyre.

“Në të vërtetë, analistët tanë tregojnë se ata mbeten shumë në një pozicion kërcënues”, shkruan BBC, transmeton arbresh.info