Sërish alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve ishte i rrejshëm

17:10 | 15 Shkurt 2022
A Z

Është hera e katërtë që Policia e Kosovës është duke pranuar alarm të rrejshëm për bombë në Stacion të Autobusëve në Prishtinë.

Edhe sot Policia pranoi një informacion që është gjetur një bombë në këtë lokacion, por që, pas kontrollimit të detajuar të hapësirës, nuk u gjet asgjë.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënsja e Policisë,për rajonin e Prishtinës,  Florie Ahmeti.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, tha ajo./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, flasin nga policia

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë: Thirrja e alarmit për bombë mund të jetë nga Serbia