Hasen minj në një shkollë në Vushtrri, kundërmon erë e keqe

22:32 | 14 Shkurt 2022
A Z

Drejtoria për Arsim në Komunën e Vushtrrisë, dje ka pranuar një ankesë, nga një prind, fëmijët e të cilit vijojnë mësimin në Shkollën Fillore “Rilindja” në Vilanc, për prezencë të minjve në një klasë.

Sipas ankueses (D.G), në shkollë kundërmon edhe një erë e keqe.

Tutje thuhet në njoftim se, drejtori dhe stafi teknik i shkollës do të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të evituar këtë gjendje, dhe për të krijuar kushte normale për mësim në këtë shkollë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria për Arsim, më datë 13.02.2022 ka pranuar një ankesë, nga një prind, fëmijët e të cilit vijojnë mësimin në Shkollën Fillore “Rilindja” në Vilanc.
Sipas ankueses (D.G), në shkollë kundërmon një një erë e keqe dhe ka prezencë të minjëve nëpër klasë.
Menjëherë, pas pranimit të ankesës, atje kemi dërguar një ekip nga Drejtoria për Arsim, bashkë me drejtorin e kësaj shkolle, për të parë nga afër gjendjen në këtë shkollë.
Drejtori dhe stafi teknik i shkollës do të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të evituar këtë gjendje, dhe për të krijuar kushte normale për mësim në këtë shkollë.
Drejtoria për Arsim mirëpret ankesat e qytetarëve dhe i shqyrton me përgjegjësi të lartë ato.
Miradije Maloku
Drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim./arbresh.info/