Demokratët e Lushnjes i ftoi që në 6 Mars të ndëshkojnë me votë Lulzim Bashën, ndaj të cilit tha se kanë nisur dy hetime ndërkombëtare.
“Asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri që është në dy hetime të forta ndërkombëtare për lidhjen me krimin. Unë e kam mbështetur sa askush tjetër. E kam mbështetur edhe me bindjen dhe kënaqësinë se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi, siç thotë populli, arrë me vrimë, i prishur”, tha Berisha.
Berisha kërkoi që të sqarohen demokratët, duke i ftuar të votojnë vetëm për kandidatët e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.
“Vota për të ardhmen, vota për ndryshimin, është vota tek Shtëpia e Lirisë. Është vota për Elton Banon. Çdo votë tjetër në logon e rrëmbyer është votë e humbur. Bëni gjithçka që të bashkohemi të gjithë si demokratë”.
Me Lulzim Bashën u mor gjatë edhe gjatë takimit që zhvilloi me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat të Lushnjes.
“Nuk bën fushatë se e di që është aq i nxirë dhe i diskretituar, saqë në qoftë se identifikohet kandidati i tij me të, ai merr fund dhe nuk votohet”.
Përgjigje i dha edhe akuzave që vijnë nga selia blu, se kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” përfaqësojnë Ilir Metën.
“Dhe këtë Vetting e votoi dy ditë përpara në një kohë që bërtet, kujton se të tjerët e besojnë, se Berisha po ndihmon Ramën. “Lulzim Brava” në fakt është në koalicion të pashpallur, dhe herë të shpallur me PS-në, me Edi Ramën”, tha Berisha.
Lulzim Basha thotë se votat për koalicionin janë vota për Edi Ramën, por Berisha e akuzoi se është në bashkëqeverisje me socialistët, duke i kujtuar votën “pro” vetingut në parlament.
“Pretendimet dhe sulmet për koalicion janë një amoralitet i vërtetë i tyre. Nëse ka një njeri në Shqipëri që ka përfituar personalisht nga koalicioni me LSI-në është “Lulzim Brava”. Nga ai koalicion u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës”.
Më herët gjatë paradites ish-Kryeministri Sali Berisha u takua edhe me strukturat e Partisë Demokratike në Sukth ku diskutoi lidhur me strategjinë për të siguruar më shumë vota për kandidatin e bashkisë së Durrësit Ardian Muka, i cili garon në zgjedhjet e 6 Marsit nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...