Sulm me bombë në Somali, humbin jetën 4 civilë

17:02 | 14 Shkurt 2022
A Z

Si pasojë e shpërthimit të një bombe në Somali kanë humbur jetën 4 civilë, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra nga AA, ka shpërthyer një bombë në rajonin Middle Shabelle në jug të vendit teksa civilët po kalonin nëpër zonë.

Katër civilë humbën jetën nga shpërthimi në rrugën e cila përdoret shpesh nga automjetet ushtarake.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.