Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.
Në vizitën katër ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.
Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve. /A2/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...