Nëntë persona janë vrarë në dy sulme në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës, pas të shtënave gjatë natës dhe funeralit pasues të një njeriu që u vra, tha të shtunën zyra e prokurorit lokal.
Sulmi i parë u regjistrua të premten gjatë natës në shtëpinë ku kanë qëndronin të afërmit e të ndjerit. Në të humbën jetën tre persona.
Trupi më pas u transportua në një tempull të shtunën, ku një grup burrash të armatosur ndërprenë procesionin e varrimit dhe hapën zjarr, duke vrarë gjashtë persona të tjerë.
Në total viktimat janë gjashtë burra, dy gra dhe një fëmijë.
Dy persona u plagosën gjithashtu në dy sulmet, tha në një deklaratë zyra e prokurorit të shtetit Chihuahua në veri të Meksikës.
Ciudad Juarez, i vendosur në kufirin me SHBA-në përballë El Pasos, Teksas, është një nga qytetet më të dhunshme në Meksikë.
Më shumë se 1,400 vrasje u regjistruan atje në vitin 2021, shumica e tyre në përleshje të përgjakshme midis bandave rivale të kontrabandës së drogës. /ora news/
Pas evakuimit, nis strehimi: Banorët e Vlorës do të vendosen...
Prizren, të gjitha rrugët të kalueshme, bora qetëson vërshim...
AME: Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie, n...
Ambasadori i BE-së takohet me shefin e ri të UNMIK-ut
Shënohet viktima e parë nga moti i keq/54-vjeçarin e merr rr...
Pas aksionit të sotëm, Prokuroria thërret konferencë për med...