Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nëpërmjet një letre ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për 15 Shkurtin – Ditën e Shtetit të Serbisë.
Biden, si në letrën e parë pasi mori pozitën prej presidenti ashtu edhe në të dytën, njohjen e Kosovës e ka kërkesën kryesore ndaj homologut serb, njofton Klankosova.tv.
“Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiqit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim”, thuhet në letrën e sotme të Biden drejt Vuçiq.
Sipas amerikanit, “familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”.
Të njëjtën kërkesë Biden pati edhe në letrën e parë dërguar para një viti.
“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke” tha Biden në letrën e parë dërguar më 5 shkurt 2021.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...