Deputeti i VV-së tërhiqet nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

09:50 | 4 Shkurt 2022
A Z

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, nga komuna e Vushtrrisë, ka njoftuar se është tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Muzaqi, ka publikuar edhe shumën e parave që ka marrë si deputet për udhëtim.

Postimi i plotë i tij:

Tërhiqem nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit!

Si deputet i legjislaturës së tetë natyrisht që e kam pa që së bashku me pagën vjen edhe një pagesë në emër të shpenzimeve të udhëtimit.

Meqenëse ishin shuma jo shumë të mëdha (prill 10€, maj 70€, qershor 70€, korrik 110€, gusht 120€, Shtator 40€ tetor 20€, nëntor 20€, dhjetor 60€ dhe janar 90€) nuk jam interesuar se në bazë të çfarë rregulloreje na ndahen. Qenka një vendim i Kuvendit i vitit 2011, mbi bazën e të cilit qenka realizuar kjo pagesë.

Pas publikimit të një diagrami në media jo vetëm që u befasova por u ndjeva shumë keq për shumat që arrijnë në emër të udhëtimit.

Vendimi i vitit 2011 duhet ndryshuar./arbresh.info/