Presidenti i Republikës Ilir Meta është i bindur se askush nuk e shkarkon dot nga detyra. I ftuar në ‘Frontline’, kreu i shtetit tha se 72 pyetjet e Gjykatës
Kushtetuese do marrim përgjigje para popullit.
“Këshilltarët e mi kanë kërkuar kohë. Ne do japim përgjigje me shkrim. Ky është proces që s’ka të bëjë me Kushtetuesen, por me precedentë për të ardhmen, jo me fatin e Ilir Metës. Një pyetje kam: Kjo gjykatë shumë e respektuar e Republikës së Shqipërisë, një pyetje të vetme që bëri shoqata e Bashkuar e Bashkive, për dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka të bëjë me shqiptarët që votojë apo jo, si shpjegohet që harroi që ta çonte këtë pyetje. Unë kam ndjekur si president procedura serioze. Kemi qenë të gatshëm dhe kemi qenë transparent. Për mua nuk përbën interes shumë si Ilir Meta. S’më shkarkon dot njeri mua. 72 pyetjet që ka bërë gjykata, në respekt të popullit shqiptar dhe të atyre që duan të dëgjojnë, unë do i lexoj pyetjet dhe përgjigjet që do i dorëzohen dhe gjykatës. Të 72 pyetjet do marrim përgjigje para popullit, uroj mos të ketë reklama”, tha Meta. /abcnews.al/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit