Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Në fillim, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje në misionin diplomatik dhe e falënderoi për mbështetjen e pazëvendësueshme të SHBA-së dhënë për FSK-në që nga themelimi e deri më sot.
Ndër të tjera, Gjeneral Jashari theksoi se FSK është dhe do të jetë forcë profesionale, shumë-etnike, me vlera dhe standardet më të larta, nën kontrollin civil demokratik si dhe në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.
“Gjeneral Jashari, gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Hovenier edhe me planin afatgjatë të zhvillimit të FSK-së si dhe objektivit për pjesëmarrjen në ushtrime dhe misione ndërkombëtare të paqes përkrahë ushtrisë amerikane”, thuhet në komunikatë.
Në ndërlidhje me partneritetin mes dy shteteve si dhe Programin e Partneritetit Shtetëror më Gardën Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Jashari theksoi që SHBA si partner strategjik është jetik, dhe si Komandant i FSK-së do të punojë shumë që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej në funksion të paqes, stabilitetit te sigurisë rajonale dhe më gjerë.
Ndërsa, nga ana e tij, Ambasadori Hovenier theksoi që SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen për FSK-në përmes programeve ushtarake dhe planeve zhvillimore të saj, për të cilat tashmë ka një koordinim paraprak.
Gjithashtu, ai e çmoi faktin që FSK është shumë-etnike dhe përfaqëson përbërjen etnike të popullsisë së Kosovës.
Në ndërlidhje me ushtrimet e përbashkëta, Ambasadori Hovenier theksoi se, bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Kosovës si dhe mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...