Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se Klinika e Pediatrisë ka pranuar një donacion në vlerë të 20 mijë eurove nga Rumania.
RoAiad, një agjenci brenda Qeverisë së Rumanisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, i dhuroi ShSKUK-së një donacion me pajisje mjekësore dhe material harxhues.
“Donacioni kap vlerën e 20 mijë eurove, ndërsa përfitues është Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, falënderoi shtetin rumun për ndihmën e ofruar, duke thënë se ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në këtë rast për fëmijët që kërkojnë trajtim në Klinikën e Pediatrisë.
Sipas tij, donacioni ka rëndësi të veçantë, sepse shpreh miqësinë dhe solidaritetin mes popujve, sidomos në kohëra të vështira.
Krasniqi e siguroi udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor se donacioni do të përdoret për qëllimin e destinuar.
Ndërkaq, Onisor tha se ky donacion është një ndihmë nga populli rumun, dedikuar për Pediatrinë.
Gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të donacionit, prezent ishte edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, i cili falënderoi shtetin e Rumanisë, derisa theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë./arbresh.info/
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...