Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon tryezë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën “Transparenca në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”.
Më këtë rast, Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, thotë se Ligji për barazi gjinore duhet të jetë i implementueshëm dhe KQZ duhet ta pranojë që nuk e ka zbatuar një ligj tejet të rëndësishëm në Kosovë.
Sipas saj, mos respektimi i këtij ligji na ka sjell disa vërejtje në gjitha zgjedhjet që janë mbajt në Kosovë.
“KQZ duhet ta pranojë dhe zbatojë ligjin për barazi gjinore, dhe si të jetë më e respektueshme në këtë dimension, në ligjin e ri që do të vijë për zgjedhje. Duke mos u respektuar ligji për barazi gjinore, i cili është ligj po aq special sa ligji i zgjedhjeve, i cili do të duhej të ishte ligj që do të vlente për të gjitha institucionet, mos respektimi i këtij ligji na ka sjell disa disa vërejtje në gjitha zgjedhjet që janë mbajt në Kosovë”.
Ajo thotë se mbi 50% e grave politikane kanë thënë se ekziston ngacmimi seksual në partitë e tyre politike por edhe gjatë zgjedhjeve.
“Një organizatë ndërkombëtare që merret me të drejtat e grave, ka sjell një hulumtim për dhunën që kanë pranuar gratë politikane. Mbi 50% e grave politikane kanë thënë se ekziston ngacmimi seksual në partitë e tyre politike por edhe gjatë zgjedhjeve. Për shkak të ngacmimit seksual dhe dhunës ndaj grave politikane, ne kemi një mos dëshirë të grave të mos përfshihen. Gjatë zgjedhjeve në kemi intervenuar në disa raste. Më përpara ka reaguar Facebook dhe Youtube sesa ka reaguar Prokuroria në disa raste për të larguar bullizimin apo ngacmimin që u është barë grave politikane ekipeve të ndryshme gjatë zgjedhjeve. Ka qenë e tmerrshme se si gratë janë ngacmuar në ketë zgjedhje”.
Demolli thotë se ka kërkuar nga KQZ që të ndalohet pjesëmarrja e partive politike nëpër oda, pasi që kjo po e stimulon që të mblidhet vota familjare.
“Unë kam kërkuar nga KQZ që të ndalohet pjesëmarrja e partive politike nëpër oda sepse kjo po e stimulon që të mblidhet vota familjare që të vendos kryeplaku se kush të votohet. Partive politike fotot që ju vijnë nga shtëpitë nuk duhet që të publikohen”, thotë ajo./arbresh.info/
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...