Një grua shqiptare me nënshtetësi austriake është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi që e njëjta e kishte marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj në Aeroportin e Vjenës.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së
Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 01.02.2022 – 19:30. Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër Shqiptare me shtetësi Austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...