Bregdeti Lindor i SHBA-së është godiur nga një stuhi e madhe bore, për herë të parë në katër vitet e fundit.
Në disa zona parashikohet të ketë borë të dendur dhe erëra të forta, ku pesë shtete kanë shpallur gjendje emergjente përpara mbërritjes së stuhisë.
Ekspertët paralajmërojnë reshje “historike” të borës, madje në disa vende parashihen edhe përmbytje, shkruan BBC.
Më shumë se 80 mijë familje në të gjithë Massachusetts pësuan ndërprerje të energjisë deri në mëngjesin e sotëm.
Ekspertët thonë se ka një shans që stuhia, e njohur si Nor’Easter, të mbulojë zonën e Bostonit me deri në 61cm borë.
Gjithashtu, mbi 5 mijë fluturime në SHBA janë anuluar gjatë fundjavës për shkak të motit të keq.
Ndryshe, stuhia e fuqishme filloi të godasë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe tashmë ka përfshrië një sërë shtetesh.


A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...
Një ditë para Ditës së Pavarësisë, Edi Rama vjen në Kosovë
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...
OVL-UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë...