Kryetari i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për zgjedhjet presidenciale të 3 prillit që pritet të mbahen në Serbi.
Ai ka theksuar se i mbetet qeverisë të vendos nëse serbët me dy shtetësi duhet të votojnë në Kosovë.
“Mendoj se tash kemi kaluar në një stad të ri dhe që duhet të krijojmë mundësi për votim të qytetarëve me dy shtetësi, që dëshirojnë të marrin pjesë në ato zgjedhje përmes mekanizmave të pranueshëm në kuptimin e standardeve evropiane dhe që mund të jetë, votimi në zyrën ndërlidhëse apo edhe përmes postës”.
“Nuk mendoj se mund të kthehemi prapa, do të ishte një hap prapa kthimi. Për këtë çështje i mbetet qeverisë të vendos, besoj se tash kanë filluar me OSBE-në diskutimet për këtë çështje dhe do të ishte shumë me rëndësi të ndodh kjo sa më herët të mos vijmë në momentin e fundit”, ka thënë Krasniqi në Rubikon.
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...