Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al-Saud lëshoi një dekret mbretëror për të shënuar 22 shkurtin si Ditën e Themelimit për krijimin e shtetit të parë saudit, transmeton Anadolu Agency.
Sipas agjencisë zyrtare saudite të shtypit, dekreti mbretëror përkujton “fillimin e mbretërimit të Imam Muhamed bin Saudit” dhe shënon “themelimin e tij të shtetit të parë saudit” në vitin 1727.
Dekreti thekson se shteti i parë saudit, i cili zgjati deri në vitin 1818, “siguroi unitet dhe siguri në Gadishullin Arabik pas shekujve të copëtimit, përçarjes dhe paqëndrueshmërisë”.
Dita e Themelimit do të jetë festë shtetërore.
Arabia Saudite feston Ditën e saj Kombëtare çdo vit më 23 shtator, ditë që shënon themelimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në vitin 1932.
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...