Dy të mitura shpërndajnë video në rrjetet sociale duke ther me thikë një vajzë, arrestohen nga policia

08:50 | 26 Janar 2022
A Z

Janë arrestuar dy vajza të mitura në Prizren pasi që kanë kanosur me thikë  një vajzë tjetër të mitur, ku kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prizren 18.01.2022 – 12:45. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të mitura pasi që me një mjet të mprehtë, thikë kanë kanosur viktimën femër kosovare- e mitur. Të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/