Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas vendimit të ZRRE-së për mos ngritjen e çmimit të rrymës për komunat veriore.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky është një vendim racist, derisa ka kërkuar hetim nga Prokuroria.
Postimi i plotë;
Tentimi i Qeverisë përmes kryesuesit të Bordit të ZRrE-së për të arsyetuar diskriminimin etnik që ZRrE-ja është duke ua bërë shqiptarëve të Kosovës me rastin ngritjes së çmimit të rrymës, duke përjashtuar kështu komunat veriore nga kjo ngritje e çmimeve, është një veprim i ulët, diskriminues dhe me elemente raciste. Si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm nga të gjithë spektri politik, shoqëria civile dhe qytetarët e vendit. Gjithashtu, ftoj prokurorin e shtetit që pa humbur kohë të fillojnë hetimet ndaj ZRrE-së nën dyshimim e shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...