Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona, katër djem dhe një vajzë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në rrugën provinciale 45 në komunën Rezzato, në provincën e Brescia, ku një autobus është përplasur me një makinë duke u marrë jetën 5 të rinjve të moshës nga 17 në 22 vjeç.
Viktimat, disa me origjinë të huaj, udhëtuan për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt. Viktimat janë tre 20 vjeç të identifikuar si Dennis Guerra, nga Sabbio Chiese, El Harram Imad, nga Preseglie dhe Natiq Imad, nga Pertica Bassa, 22-vjeçari Natiq Salà, nga Vestone, dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala.

Ndërkohë nga aksidenti ka shpëtuar shoferi i autobusit i cili ndodhet në gjendje shoku. /abcnews.al
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...