
FILE PHOTO: Albania's Prime Minister Sali Berisha speaks during a news conference in Tirana June 26, 2013. REUTERS/Arben Celi
Demokratët e Rrëshenit, nga ku rinisi turin e foltoreve, ish-kryeministri Sali Berisha i ftoi të braktisin Lulzim Bashën dhe të bëhen pjesë e votimeve për primaret, proces nga i cili tha se anëtarësia do të përzgjedhë me votën e saj kandidatët më përfaqësues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.
Për të treguar së vendi po përjeton një diktaturë edhe më të egër se ajo e Ramiz Alisë, paralelen e hoqi me dhunën që sipas tij Lulzim Basha në bashkëpunim me kryeministrin Rama përdorën ndaj demokratëve në protestën e 8 Janarit.
Lulzim Bashën e akuzoi se qëndron pas aferës së “5 Majit” dhe Portit të Durrësit.
“Këto tre muaj po shohim se si po u rrafshohen shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me djersën e ballit, për të ndërtuar pallate bota e krimit, e bashkuar me Pallat Kapllanin e Lul Bravës. A mund të ndodhë kjo kund? Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në Portin kryesor të Durrësit, duan të ndërtojnë pallate, një arab i falimentuar në shumë vende të tjera, me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën.”
Një përgjigje pati për Kryeministrin Rama dhe Presidentin turk Erdogan, pas deklaratave të bëra për vëllazëri mes dy popujve.
“Erdogan tha në parlament se në vëllazëri ka rregulla. Në doktrinën islame është koncepti i vëllazërisë dhe jo i kombit. Por ne nuk e kemi pranuar këtë. Sepse gjak shqiptar kanë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës. Unë isha fëmijë dhe festonim të gjithë festat fetare. Vëllazërinë e kemi brenda vetes ne. Të tjerët i kemi miq”.
Berisha tha se vendi ndodhet në një moment tejet kritik dhe se revolucioni I nisur me demokratët nuk do të ndalet deri në largimin e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës./tvklan
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...