Kanë mbetur edhe 10 ditë për mbylljen e afatit kalimtar dhe Barcelona është njëra nga ato skuadrat që po kërkon ndryshime.
Ish-ylli i Chelseat, Oscar është një nga emrat që mund t’i bashkohet skuadrës katalonase. Mesfushori 30 vjeçar që vazhdon të bëj karrierë në futbollin kinez, e ka konfirmuar se ka negociata me Barcelonën.
“Bisedimet po vazhdojnë. Ka interes, ka kontakte, por ka edhe vështirësi. Barcelona po kalon në periudhë të vështirë dhe po kërkon përforcime. Unë gjithashtu duhet të flas me skuadrën time. Por, ndoshta është më mirë që diçka më konkrete të ndodhë në fund të sezonit” ka thënë Oscar.
Oscar shihet si zëvëndësues potencial i Coutinhos, bashkëvendasit të tij që u bashkua me Aston Villën në formë huazimi./Indeksonline/
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...