Broja mahnit, dhuron spektakël në stërvitje

10:53 | 19 Janar 2022
A Z

Armando Broja është padiskutim një nga lojtarët më të mirë që Shqipëria ka në gjirin e saj. Talenti i kombëtares po mahnit me paraqitjet e tij te Southhampton, ku është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm.

Sulmuesi i cili është në pronësi të skuadrës së Chelsea dhe që aktivizohet me Southampton ka rritur të shënojë 5 gola në Premier League këtë sezon duke u bërë kështu një nga sulmuesit më të mirë në historinë e skuadrës angleze.

Broja është një lojtar i madh dhe kjo nuk ka pikë dyshimi pavarësisht moshës së re që ka, teksa edhe në stërvitje bën atë që është detyra kryesore e tij, të shënojë gola dhe të dhurojë spektakël përballë shokëve të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)

Shpërndaje në rrjete sociale