Ministrja Olta Xhaçka në të parën fjalë të saj në mbledhjen Këshillit të Sigurimit të OKB, pas anëtarësimit të Shqipërisë në këtë këshill, foli në debatin me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria”.
“Është një e vërtetë e trishtuar e historisë. Ndërsa burrat aktualisht shkaktojnë pjesën më të madhe të luftimeve, gratë shpesh mbajnë peshën kryesore të tyre. Ne shqiptarët e kemi nxjerrë një mësim nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t’u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura. Gratë përdhunoheshin, torturoheshin dhe vriteshin si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik”, tha Xhaçka.
Aktivistet gra deklaroi ministria Olta Xhaçka, përballen me kërcënime dhe rreziqe, ku përfshihen , rrëmbimet e zhdukjet nga autoritetet qeveritare, madje edhe vrasje.
“Të mbështesim dhe të vëmë në dispozicion burime për organizatat relevante të OKB-së për të ofruar të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për gratë aktiviste të të drejtave të njeriut, paqendërtueset dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë në rrezik, duke përfshirë ato që kanë informuar Këshillin e Sigurimit ose janë angazhuar në cilësi të tjera me sistemin e OKB-së”.
“Nuk mund të ketë paqe pa gratë dhe do të ishte e pafalshme të përjashtohej gjysma e njerëzimit nga përpjekjet që synojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” theksoi Olta Xhaçka në Këshillin e Sigurimit./tch
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...