Kompania e autobusit Shero Tours ka reaguar duke treguar arsyen e aksidentit të sotëm Kyustendil të Bullgarisë.
Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur pasi që për shkak të erërave të forta dhe rënies së pemës në rrugë shoferi është munduar ta shmang goditjen me pemën ku automjeti ka rrëshqitur dhe ka goditur një kamion qe ishte i ndalur në rrugë.
Sipas tyre, nuk ka të lënduar, vetëm shoferi ka marrë lëndime të lehta.
Njoftimi i plotë:
Njoftim në lidhje me aksidentin e ndodhur të kompanisë tonë Shero Tours në Kyustendil të Bullgarisë.
Për shkak të erërave të forta dhe rënies së pemës në rrugë shoferi është munduar ta shmang goditjen me pemën ku automjeti ka rrëshqitur dhe ka goditur një kamion qe ishte i ndalur në rrugë. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm shoferi ka marrë lëndime të lehta.
Njoftojmë të gjithë familjarët e klientëve tanë që kanë qenë duke udhëtuar me kompaninë tonë të mos shqetësohen.
Ju kërkojmë falje për shqetësimin që ju kemi shkaktuar!
Me respekt – Shero Tours./arbresh.info/
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...