Mehaj: Tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës janë të papranueshme dhe të patolerueshme

21:10 | 15 Janar 2022
A Z

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës dhe për të provokuar tensione, janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

Postimi i plotë:

Në Kuvendin e Republikës, me 76 vota PËR, u miratua rezoluta e cila pamundëson mbajtjen e referndumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Kushtetuta jonë do të zbatohet në përpikëri në gjithë vendin e në raport me të gjithë. Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë do të funksionojë gjithnji.
Tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës dhe për të provokuar tensione, janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që të cenohet rendi, ligji e kushtetuta jonë./arbresh.info/