Dje gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në Fushë Kosovë, me ç’rast mbeti i plagosur një person.
Sipas policisë, i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i PK-së:
F. Kosovë, 12.01.2022-14:15. Pas marrjes së informatës se ka gjuajtje me armë zjarri, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 6 persona meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshirë në rrahje, ku një person është plagosur dhe i cili ka pranuar tretman mjekësor . I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e lenë armen ne vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar nga njësitet policore. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...