Një person ka vdekur nga COVID-19, dhe kjo mund të jetë edhe jeta e parë e humbur nga pandemia në vitin 2022 në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
Sipas njoftimit gjatë 24 orëve janë regjistruar 424 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284. Në total numri i rasteve aktive është 2.992.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./arbresh.info/
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...