Prezantohen rezultatet e punës së Doganës së Kosovës gjatë vitit 2021.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Agron Llugaliu, tha se si rezultat kemi arritur që të kemi të hyra gjatë vitit 2021 rreth 1 miliard e 371 milionë, ose në përqindje kjo i bije që kemi pasur 30.7% më shumë të hyra.
“Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka pasur një strategji që ka mundësuar orientim në ofrimin e kushteve të barabarta për të gjithë. Reformë të proceseve kyçe të fushave ku ka rrezik më të lartë për evazion fiskal. Kemi pasur një bashkëpunim me komunitetet e bizneseve dhe me qytetaret në përgjithësi”.
“Si rezultat kemi arritur që të kemi të hyra gjatë vitit 2021 rreth 1 miliard e 371 milionë. Rritje 322 milionë më shumë se viti 2020, në përqindje kjo i bije qe kemi pasur 3.7% me shumë të hyra. Ky trend i rritjes i tejkalon të gjitha trendë e rritjes në vite. Kjo është bërë pa ndryshimin e normave politike fiskale”
Tutje ai tha se tek importi kemi pasur 4.6 miliard euro import, dhe eksporti ka treguat një rritje të konsiderueshme, prej 6.2% krahasuar me vitin 2020.
“Ka pasur rritje të prodhimit të brendshme 57% me shumë se viti paraprak. Ajo që ne kemi vërejtur edhe pse ka pasur rritje të hyrave prej 30%, ne kemi vërejt qe ka pasur rrënje të ankesave të bizneseve në procedurë. Krahasim me vitin paraprak është për 4% më pak, kjo tregon se ka pasur gatishmëri më shumë për ti paguar taksat”.
“Tek importi kemi pasur 4.6 miliard euro import. Eksporti ka treguat një rritje të konsiderueshme, prej 6.2% krahasuar me vitin 2020. Tek mallrat e konfiskuara nga 9 milionë në vitin 2021. Tek hetimet kemi pasur 13 persona të arrestuar. Sipas vlerësimeve që i kemi bërë ne kemi arritur që te kemi një rezultat të parandalimit prej 11 milionë euro gjatë vitit 2021, siç janë derivatet e naftës për shkak të akcizës”, tha ai./arbresh.info/
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport