Policia e Kosovës, përkatësish stacioni policor në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e mos-respektimit të orarit të lëvizjes, ka ndaluar një automjet në rrugën “Driton Islami”, dhe ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë për shkelje të masës.
Kurse gjatë kontrollimit të shoferit dhe automjetit të tij, policia ka gjetur edhe një armë zjarri me dy karikator, një fishek dhe një shufër metalike, transmeton arbresh.info
Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor dhe i ka konfiskuar armën, karikatorët, fishekun dhe shufrën metalike.
Komunikata e plotë:
Mbajtje në pronësi , ose posedim i paautorizuar i armës
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:10, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj për mos respektim të orarit të lëvizjes, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës , ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Mercedes me targa vendore dhe ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë për shkelje të masës , mos respektimi i orarit të lëvizjes.
Ndërkaq, gjatë kontrollimit të shoferit dhe automjetit , policia ka gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me dy karikator, një fishek dhe një shufër metalike.
Policia, të dyshuarin me inicialet E.D ( M/K) 36 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar , armën , karikatorët , fishekun dhe shufrën metalike.
I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje ne pronësi , kontrolle , ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...