Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:00, i dyshuari E. G i lindur në vitin 1992, pasi ishte përfshire në aksident trafiku dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur në brez një mjet i mprehtë (thikë) luftarake me gjatësi 11cm.
“I dyshuari është shoqëruar ne stacionin e policisë ne Prizren ku pas matjes me alkootest ka rezultuar qe përmban 1.15 promil. Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit me udhëzimin e të cilit iniciohet rasti”, thuhet nga policia. /arbresh.info/
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...