Gara për titullin e kampionit në Serie A këtë edicion është bërë shumë e nxehtë.
Inter, Milan, Napoli dhe Atalanta janë katër skuadrat me diferencë të vogël të pikëve dhe po bëjnë një garë shumë interesante.
Interi ia ka rrëmbyer vendin e parë Milanit dhe trajneri i Rossonerëve e ka paralajmëruar rivalin lokal se kampionati nuk fitohet në dhjetor.
“Nuk besoj se mund të flitet për shkëputje. Interi po tregon cilësitë e kampionatit të kaluar, por kampionati nuk fitohet në dhjetor. Vitin e kaluar ishim ne në krye dhe të gjithë e dimë si përfundoi. Ne duhet të bëjmë më mirë se kampionatin e kaluar dhe të mbledhim më shumë se 79 pikë”, tha fillimisht Pioli.
Milani do të përballet me Napolin në derbin e javës të dielën dhe Pioli ka folur për këtë takim.
“Kemi bërë një fazë shumë të mirë. Do të më pëlqente që të merrnim më shumë se 43-pikëshi i sezonit të kaluar, por tani duhet të ringrihemi dhe të pedalojmë fort”.
“Napoli ka bërë mirë si ne, duhet që të ngremë nivelin e paraqitjeve tona. Ritmi i mbajtur në ndeshjet e mëparshme ka qenë i ekzagjeruar, kundër Udineses nuk luajtëm mirë dhe skuadra e di. Kundër Napolit duhet të riprovojmë që të luajmë siç dimë, sepse niveli i sfidës është shumë i lartë”, u shpreh tekniku italian.
Rossonerët pas 17 xhirove në Serie A ndodhen në vendin e dytë me 39 pikë, katër më pak se Interi që ka një ndeshje më shumë.
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan
Zhduket një burrë në Fushë Kosovë
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...