Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.
Në takim, Presidentja Osmani potencoi se dy vendet tona kanë raporte të mira fqinjësore, të cilat mund të avancohen edhe më tej, për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve. Po ashtu, ajo vuri në pah edhe afrinë që qytetarët e Kosovës e kanë me Malin e Zi, sa për shkak të lidhjeve familjare, po aq edhe për traditën e kalimit të pushimeve verore në Ulqin dhe në bregdetin malazez.
Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe për rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve për t’i luftuar tendencat dashakëqia, të cilat synojnë destabilizimin e rajonit.
Presidentja Osmani theksoi se malazezët në Kosovë kontribuojnë drejtpërdrejt në diversitetin shoqëror të Republikës së Kosovës dhe se institucionet e Kosovës do të angazhohen gjithnjë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre dhe të komuniteteve të tjera në vend./arbresh.info/

Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...