Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së personave të pa vaksinuar dhe pa test anti – Covid në Kosovë nuk po respektohet.
Me 50 euro ryshfet mund të hysh nga Shqipëria në Kosovë pa asnjë problem.
Arbresh.info ka siguruar fakte se një person gjatë ditës së sotme ka kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë pas pasur test dhe pa qenë i vaksinuar kundër Covid-19.
Personi në fjalë i cili vjen nga Shqipëria, pranon se ka paguar 50 euro doganierit, i cili i ka mundësuar kalimin e kufirit Shqipëri-Kosovë pa asnjë problem.
Më poshtë keni bisedën e siguruar nga arbresh.info ku tregohet “pazari” që është bërë me kalimin e kufirit pa vaksinë dhe pa test anti-covid./arbresh.info/


Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...