Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Dritës me rezultat 125:71 (32:15, 36:16, 34:24, 23:16), në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Pejanët shënuan fitore të merituar, duke qenë më të mirë nga fillimi deri në fund.
Verdhezinjtë e nisën më mirë ndeshjen, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 17 pikë, 32:15, sa përfundoi kjo pjesë. Vendasit nuk u ndalën as në periudhën e dytë, për të thelluar epërsinë minutë pas minute, ndërsa në pushim shkuan me rezultat të thellë 68:31.
Peja vazhdoi dominimin në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ndërsa gjilanasit ishin të pafuqishëm dhe pothuajse të dorëzuar, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 102:55. Basketbollistët e Pejës vetëm sa ngritën epërsinë në dhjetë minutat e fundit, duke triumfuar me rezultat 125:71.
Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 32 pikë e shtatë asistime dhe Ilter Erdem me 12 pikë, 11 asistime dhe tetë vjedhje të topave, kurse te Drita u dallua Isiah Johnson me 21 pikë dhe dhjetë kërcime.
Peja ka tetë fitore dhe pesë humbje, kurse Drita 13 humbje në 13 ndeshje.
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...
Frika për hakmarrje, familja e shoferit që goditi për vdekje...