Federata e Rugbit ka bërë të ditur se Kosova ështëa pranuar si anëtare e Rugby Europe pas takimit të 103-të gjeneral të këtij institucioni.
Në agjendën e këtij takimi, ndër pikat kryesore isht edhe votimi i anëtarve ë rinj të Rugby Europe ku Kosova është bërë anëtarja më e re e institucionit më të lartë të ragbit në Evropë.
Nga Federata e Rugbit të Kosovës, kanë thënë se në arritjen e këtij qëllimi, rol të madh kanë luajtur trajnerët, lojtarët, vullnetarët, administratorët, donatorët, prindërit, përkrahësit e tifozët.
“Falenderimet tona të veçanta shkojnë për Rugby Europe, për ndihmën e vazhdueshme dhe udhëzimin tonë drejt këtij pranimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen financiare dhe administrative, Kosovo Olympic Committee për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve dhe lehtësimeve drejt pranimit , Kosova Judo Federation dhe Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo për vizat e delegacionit tonë”, thuhet në reagimin e federatës.
Më tej, në reagimin e tyre thuhet se ky është një fillim i një rrugëtimi të gjatë në përfaqëësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në mënyrë sa më të denjë.
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...