Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se vështirësitë e Manchester United në mes të tabelës është një tregues i mirë i cilësive që ka Premier League.
“Djajtë e Kuq” janë aktualisht në mes të grupit dhe vetëm një fitore kundër Arsenalit të enjten do t’i bënte ata të kenë ndonjë ndikim domethënës në diferencë në katër pozitat e para.
Arteta, skuadra e të cili ka pasur vështirësi në fillim të këtij sezoni, foli për United dhe cilësin e ligës në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj tyre.
“Epo, kjo tregon konkurrencën dhe ligën në të cilën jemi përfshirë”, tha ai për United.
“Që çdo ekip mund të shkaktojë një problem, se nuk është aq e thjeshtë sa të vendosësh emra dhe numra aty, është shumë më tepër se kaq”.
“Padyshim cilësia që ata kanë, dhe ju nuk i keni përmendur tre apo katër prej tyre që mund të luajnë në atë pozicion, është e pabesueshme dhe kjo është arsyeja pse ai klub ka qenë gjithashtu kaq i suksesshëm”, përfundoi ai./Arbresh.info
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...