Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 111:74 (33:17, 28:19, 32:12, 18:26), në xhiron e 12-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Kampionët e Kosovës e filluan shumë mirë, duke dominuar nga fillimi i ndeshjes. Ata ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë që e fituan 33:17.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë, për të kontrolluar në tërësi ndeshjen dhe duke thelluar epërsinë në 27 pikë, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 61:36.
Vendasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, për të thelluar epërsinë minutë pas minute, ku më e larta ishte 46 pikë, 93:47, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 93:48.
Fitorja ishte siguruar dhe dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet me Yllin që triumfoi në fund me rezultat 111:74. Ylli ka nëntë fitore dhe katër humbje, kurse Drita 12 humbje në 12 ndeshje.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 24 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime, Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime dhe Gëzim Morina me 14 pikë e 12 kërcime. /arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...