Dyshja shumë e përfolur, Donaldi dhe Beatrix u vendosën para klipit me përmbledhjet e ngjarjeve të javës ku të dy janë parë shumë të afërt me njēri-tjetrin.
Pasi klipi u transmetua, teksa të gjithë po prisnin komentin e tyre, pamë një përqafim dhe Donaldi u shpreh: Unë dua këtë që kam këtu tani.
Ndërsa Beatrix u shfaq e emocionuar pa bërë asnjë koment.
Kaq mjaftoi që të nisë një diskutim në studio (pa përfshirë banorët). Semi kërkoi të komunikonte diçka me Donaldin, por nuk u lejua.
Pasi dha një koment disi e frustruar u largua nga studio gjatë transmetimit papritur. Mesa duket gjithë situata nuk i ka ndikuar fare mirë mikeshës së ngushtë të Borës.
Shiko momentin në videon nga minuta e 2:39.
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...