Së shpejti inspektorët sanitarë do të shqiptojnë gjoba me pajisje elektronike.
Komisioni Evropian u ka siguruar tabletë inspektorëve sanitarë për punë në terren. Së shpejti inspektorët do të shqiptojnë gjoba me pajisje elektroinike.
Në tavolinën e Inspektoratit Sanitar kanë arritur një numër i madh i pajisjeve elektronike. Këta tabletë aktualisht po programohen në mënyrë që të jenë gati për inspektorët.
Tash e tutje ata do të kryejnë inspektime në një platformë që pritet të krijohet së shpejti.
Lamir Thaçi, zëdhënësi në Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se projekti është në fazën e parë, dhe se këta tabletë u kanë ardhur nga Komisioni Evropian.
Në këtë sistem do të mund të kenë qasje edhe qytetarët, për të parë gjobat e tyre.
Nga kjo Agjenci thonë se do të ketë një transparencë për punën që inspektorët e bëjnë në terren.
Inspektorët po vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të shikuar se a po respektohen masat anti-Covid dhe vetëm gjatë javës së fundit janë shqiptuar më shumë se 150 gjoba./orainfo/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...