Barcelona ka arritur të sigurojë fitore minimale kundër Espanyolit në kuadër të xhiros së 14-të të LaLigës.
Pjesa e parë e këtij takimi u dominua tërësisht nga blaugranët, të cilët përkundër rasteve të krijuara nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.
Në pjesën e dytë, Barça arriti të kalonte në epërsi qysh në minutën e 48-të ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Memphis Depay.
Deri në fund të ndeshjes nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat, por përkundër kësaj, rezultati nuk ndryshoi dhe Xavi arriti fitoren e parë si trajner i Barçën.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e gjashtë me 20 pikë të grumbullara, ndërsa Espanyol në vendin e 11-të me 17 pikë./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes