Nuk ka paqe në këtë sezon për një nga talentët më të mëdhenjë të “EURO 2020”.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës, Pedri i cili vazhdon të pësoj lëndime të njëpasnjëshme.
Mesfushori i Barçës, i cili shkëlqeu me Spanjën në Evropianin e verës së shkaur, po qëndron në bokse që prej 15 shtatorit dhe rikthimi i tij në fushë do të shtyhet edhe për një tjetër muaj.
E shkak i kësaj është lëndimi që ka pësuar 18-vjeçari në këmbën e majtë në momentin që po rikuperohej nga dëmtimi i mëparshëm.
Pedri konsiderohet si shumë i rëndësishëm për Barcelonën dhe trajneri i ri, Xavi beson shumë tek aftësitë e mesfushorit spanjoll i cili do të rikthehet në dispozicion të Barcelonës vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, ndërkohë që në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 2 ndeshje me Barçën në La Liga./Arbresh.info

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?