Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk është ajo që duhet të ndryshoj Kushtetutën, por Serbia e cila Kosovën e sheh si pjesë të saj.
Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media kur është pyetur për Asociacionin, për të cilin ka thënë se është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Madje Kurti në humor, u ka thënë gazetarëve se do t’i falënderonte nëse nuk do ta kishin pyetur për këtë.
“Asociacioni i Komunave Serbe, si monoetnik nuk është në përputhje as me frymë e as germën e Republikës së Kosovës dhe unë besoj që Kushtetutën duhet ta ndryshojë Serbia në fjalinë e dytë të preambulës, ku shkruan se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, në shpërpushje me realitetin e Kosovës së pavarur që nga 17 shkurti i vitit 2008”, tha Kurti./arbresh.info/
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...